Kreu i SPAK, Klodjan Braho dhe dy prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko mbrojtën në Këshillin e Mandateve kërkesën e tyre për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Seanca me pyetje-përgjigje e kësaj të hëne zbuloi se pozita penale e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, tashmë e pezulluar nga këto funksione, është rënduar.