Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ndodhet i shtruar në një spital të Milanos pas infektimit me koronavirus. Në 2 shtator kur doli fillimisht lajmi se ishte prekur nga Covid 19, kavaljeri, që sapo ishte kthyer nga pushimet në Sardenja, dukej i qetë. Izolimin e po e kalonte në vilën e tij dhe sipas mjekut personal, nuk kishte simptoma të sëmundjes. Por tani duket gjendja nuk është dhe aq e mirë përderisa kreu i Forza Italias ka përfunduar ne spital. Nga partia e tij megjithatë thonë se situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për shqetësim. “ Ai nuk është në kujdes intensiv, por ka pasur vështirësi në frymëmarrje. Shtrimi në spital ishte I nevojshëm për ta mbajtur gjendjen në monitorim”, tha senatorja e Forza Italia-s, Licia Ronzulli.