Kolumbiani Duvan Gomez i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Storm 9”, është kapur nga Policia Kufitare në pikën e kalimit Muriqan. Arrestimi i 28-vjeçarit u bë pas 3 javësh hetime intensive dhe bashkëpunimi mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Policisë Kufitare.