Protesta e 23 dhjetorit nuk nxori në pah vetëm forcën dhe këmbënguljen e demokratëve në mosbindjen civile, por edhe forcën fizike prej atleti, të Sali Berishës. Ish-kryeministri edhe pse në arrest shtëpie, u pa teksa bënte ecejake në tarracën e banesës së tij, ku herë pas here ka treguar se bën të paktën 10 mijë hapa në ditë. Këtë e vërtetoi protestën e së hënës, ku i shoqëruar nga disa mbështetës, media dhe truprojat, përshëndeti 4 nga 5 pikat ku qytetarët u grumbulluan në protestë, duke bllokuar qarkullimin.