Shtyhet me disa ditë publikimi i të dhënave të censit të popullsisë dhe banesave. Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli gjatë raportimit vjetor në komisionin e ekonomisë deklaroi se të dhënat do të jenë publike më 28 qershor, teksa më herët ishte parashikuar që rezultatet të publikoheshin më 19 qershor të këtij viti.