SPAK po vijon hetimet për dosjen e 21 Janarit. Burime bëjnë me dije se krahas dëshmive që po merren hetuesit po shqyrtojnë edhe të gjitha provcat e paraqitura mes të cilave dhe ajo familjes së Aleks Nikës, kaseta me regjistrimin audio të disa komunikimeve në radio të zinxhrit komandues të Gardës së Republikës. por kjo provë ende nuk është analizuar dot nga laboratorët në Shqipëri. Sipas informacioneve, laboratorët nuk kanë mundësi teknike për të kryer një ekpsertim të tillë, ndaj SPAK i është drejtuar laboratorëve të tjerë jashtë vendit.