Kanë nisur funksionimin riorganizimi i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit. Sipas struktrës së re, numri i oficerëve të krimit ekonomik do të zvogëlohet, ndërsa e gjithë struktura përqëndrohet në drejtorinë qendrore të Policisë së Shtetit. Kjo strukturë do të drejtohet nga Hekuran Bregu, që ka drejtuar edhe operacionin Forca e Ligjit pas pezullimit të Artan Shkëmbit në shtator të vitit 2020.