Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato u ndal këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit, ku zhvilloi një takim me bashkëkryetarët e komisionit të Reformës Territoriale dhe Administrative, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi. Në një postim në platformën X, delegacioni I BE sqaroi se Gonzato, nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të forta dhe konsensus të gjerë.