Pasi miratoi e vetme hartën e re administrative territorale, Partia Socialiste kërkoi ringritjen e komisionit të reformës territoriale për të vijuar punën me kompetencat dhe financat e pushtetit vendor. Një kërkesë që nga Partia Demokratike konsiderohet joserioze, pasi sipas të djathtëve, mazhoranca e ka humbur tashmë mundësinë që të prodhojë një reformë konsensuale.