Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, i cili vjen në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 21 korrik të këtij viti për riorganizimin e Rretheve Gjyqësore dhe kompetencave tokësore të Gjykatave. Akti i miratuar nga Këshilli është një akt normativ nënligjor, i cili është i harmonizuar me misionin, vizionin dhe vlerat thelbësore të pushtetit gjyqësor, si dhe Objektivin Strategjik 3 të Planit Strategjik të Këshillit të lartë Gjyqësor nga 2022 deri në 2024 dhe që synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve efikase përmes miratimit dhe zbatimit të Hartës së re Gjyqësore.