Reforma rrënjësore në drejtësi e propozuar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni është rrëzuar në referendum, pasi rreth 54% e votuesve u shprehën kundër, ndërsa 46% pro. Pjesëmarrja ishte e lartë, rreth 58%, në një proces ku kishin të drejtë vote mbi 46 milionë qytetarë. Përball refuzimit të popullit, Meloni e pranoi rezultatin, duke theksuar se vendimi i qytetarëve do të respektohet, ndërsa e cilësoi referendumin si një mundësi të humbur për modernizimin e vendit. Reforma ishte një nga projektet kryesore të qeverisë dhe parashikonte ndryshime në disa nene të Kushtetutës italiane. Një nga pikat kryesore ishte ndarja e roleve të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, siç është e zakonshme në shumicën e vendeve evropiane.