Zgjedhësit zviceranë kanë refuzuar në një referendum propozimin për ti dhënë fund marrëveshjes me BE-në për lëvizjen e lirë të njerëzve. Transmetuesi SRF në zvicër tha se zgjedhësit e kanë refuzuar planin me 63 për qind të votave kundër 37 për qind që u shprehën pro fundit të lëvizjes së lirë.