24 orët e kaosit në Rusi nga rebelimi i Evgjeni Prigozhin dhe 25 mijë mercenarëve të Vagner që ai drejton mund të jetë një inskenim i Vladimir Putinit. Ekspertë ndërkombëtarë dhe njohës të shërbimeve sekrete ruse ngrenë dyshimet se si FSB, pasuesja e KGB nuk u vu më herët në dijeni mbi të gjitha zhvillimet që tronditën Rusinë mesnatën e së premtes dhe përgjatë të shtunës. Ata thonë se mënyra se si u tërhoq grupi Vagner nga objektivi për të rrëzuar komandën ushtarake ruse ngre hije të forta dyshimi se gjithçka ishte e stisur dhe një sajesë, pas të cilës përfiton Vladimir Putin.