Përhapja me shpejtësi e covid 19 dhe shtimi i rasteve të shtrimeve në terapi intensive, apo rritja e numrit të viktimave dy javët e fundit ka bërë që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të intensifikojë kontrollet dhe monitorimet në terren. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1722 inspektime në subjekte. Me vendim të ekspertëve është pezulluar një aktivitet, fasoneri dhe janë vendosur 6 masa administrative me gjobë për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje. Janë vendosur masa administrative në bar/kafe, 1 masë administrative në market, një në institucion financiar dhe në institucion Publik. Të gjithë këto subjekte, të cilët janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.