Në Maqedoninë e Veriut zhvillohet këtë të dielë raundi I dytë i zgjedhjeve për kryetar komuna. Votimet do të zhvillohen në 33 komuna në të cilat nuk pati fitues në raundin e parë, përfshirë këtu dhe kryeqytetin e Shkupit. Rezultati që do të dalë nga zgjedhjet e kësaj të diele do të përcaktojë dhe fituesit në këto komuna. Të gjitha qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00. Më pas do të nisë dhe numërimi I votave si dhe do të shpallen fituesit.