Trajtimi rasteve me covid 19 ne terapi intensive do te mund te behet edhe ne spitalet rajonale pas rritjes se kapaciteteve te tyre. Gjate ceremonisë së dorëzimit nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të pjesës së tretë të ndihmës së BE-së për Shqipërinë per periudhen e pandemise, ministrja e shendetesie manastirliu tha se po bëhen të gjithë përpjekjet, për të patur përgjigjen e duhur ndaj situatës, duke ruajtur në çdo moment gatishmërinë.