Arben Ahmetaj nuk ka bërë ende publike vetë vendndodhjen e tij, por nga arratia ku ndodhet ka reaguar në lidhje me kontrollet dhe vendimin e SPAK për t’i vendosur nën sekuestro 4 vila e apartamente në Tiranë dhe Durrës. Përmes një postimi në Facebook, Ahmetaj e konsideron aksionin e SPAK raprezalje ndaj familjes së tij.