Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar dhe me një thirrje për Qeverinë pas raportit të World Justice Project, për “Indeksin e Sundimit të Ligjit 2021”. Sipas Metës, raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, “konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme” e për këtë ai bën thirrje për reagim të menjëhershëm nga qeveria.