Një këndvështrim i zymtë vjen nga ana e OKB në raport me shëndetin psikologjik të grave shqiptare për shkak të pandemisë. Covid-19 përveç faktit që trazoi rrjedhën e përditshmërisë, solli edhe rritjen e punës së papaguar të grave që njihen ndyshe si punët e shtëpisë. Në bazë të një raporti të Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara tregohet se ndikimi psikologjik dhe ai në shëndetin mendor ka qenë edhe më i rëndë. Gjatë pandemisë, pesha e punës së papaguar shtëpiake u rrit në mënyrë drastike, me rreth 70%.