Top News – Raporti i Eurostat/ Covid shtoi ndjeshëm vdekjet
25/06/2020 13:24

Eurostat raportoi se numri i vdekjeve për shkak të koronavirusit pesoi rritje te ndjeshme në disa shtete anëtare të BE-së, në fillim të marsit 2020. Sipas te dhenave në 21 vendet anëtare ka pasur rreth 140,000 vdekje më shumë ne periudhen mars-prill 2020 sesa numri mesatar i vdekjeve gjatë të njëjtës periudhë te katër viteve 2016 deri në 2019. Kulmi i vdekjeve shtesë në krahasim me mesataren javore në 2016-2019 ishte ne javen e fundit te Marsit dhe fillimin e Prillit. Sipas të dhënave të Eurostat në javën e fundit të shkurtit, rajoni Lodi, në Itali, i kishte vdekjet dy herë më të larta se në të njëjtën javë të katër viteve të mëparshme. Raporti sakteson se në javën e10-të në rajonet italiane Bergamo dhe Kremona vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta. Java e 11 dhe 12 tregon grupin e rajoneve veriore italiane me një numër vdekjesh në rritje, ndërsa rajonet spanjolle Soria, Segovia, Madridi, si dhe Haut-Rhin në Francë, pësuan rritje të vdekjeve me tre herë sesa në të njëjten periudhe te viteve 2016-2019. Sipas eurostat rritja e vdekshmërisë në javët 10 deri në 17 preku më shumë burrat se gratë, me një diferencë prej 30%. Rritja e vdekshmërisë ishte me e lartë për moshën 70 vjeç. Sa i takon Shqiperise të dhënat mbi vdekjet nga Drejtoria e Gjendjes Civile, tregojnë për një rritje të vdekjeve në të njëjtën periudhe, por me një ritëm shumë më të ulët se në BE. Në Shqipëri kishte 108 vdekje më shumë në mars -prill më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për 4 mujorin, janar-prill 2020, në vend janë raportuar 7,878 vdekje, ose 65 në ditë, nga 67 në ditë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe ka ka një rënie me rreth 2.7%, ose 215 vdekje më pak. Qarqet me vdekjet më të larta gjatë fazës së parë të pandemisë ishin Fieri, elbasani dhe lezha. Ndonëse ka një rritje të jetëve të humbura në mars-prill, të dhënat tregojnë se ato nuk vijnë nga zonat ku ka pasur më shumë raste të shfaqura të COVID-19. Të dhënat për tremujorin e parë nga INSTAT, tregojnë se niveli më i lartë i vdekjeve në vend gjatw 6 viteve tw fundit ishte 2017-n, me 75 vdekje në ditë, përkundrejt 65 në muajt e parë të 2020-s. Ne vitin 2017 sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik vendi u përball me një epidemi gripi ku në muajin janar u përhap në masë. Mjekët pohojnë se në vdekshmërinë e ulët nga Covid-19 ka ndikuar pozitivisht dhe izolimi i shpejtë në javën e dytë të marsit, pas rasteve të para të të infektuarve në vend. Por se fundmi pas lehtesimit te masave në Shqipëri është shënuar rritje e numrit të viktimave, ku përgjatë në muaji që nga hapja numri i vdekjeve shkoi në 48 nga 31 që ishin gjatë dy muajve të pandemisë, nga Covid-19.

Top Channel/ Begaj, vizitë speciale në Kalabri/ Tre fshatra arbëreshe e mirëpritën për herë të parë
02/05 19:56
Top Channel/Qeveria parashikon të ulë vitet për të cilat mjekët janë detyruar të punojnë në Shqipëri
02/05 19:51
Top Channel/ Ndryshime në reformën për drejtësi? PS dhe Rithemelimi iniciojnë “paketën e eficencës”
02/05 19:30
Top Channel/ Shqipëria tjetër rekord vizitorësh! Të parët në klasifikimin ndërkombëtar, rritje 233%
02/05 19:26
Top Channel/ Operacioni i SPAK për “Call center”! Dëm 10 milionë euro shtetasve të huaj
02/05 19:22
Top Channel/ Arrestohet në Angli i shumëkërkuari nga Dibra, kreu marrëdhënie seksuale me të miturën
02/05 19:21
Top Channel/ Çifti u gjet pa jetë në banesë, përmbyset ngjarja në Dropull!Policia nis hetimin për…
02/05 19:15
Top News/ Mashtrime me vlerë 10 milionë Euro/ Goditet rrjeti i mashtruesve përmes Call Center
02/05 18:58
Top Channel/ Noka reagon pas deklaratës së Shalsit, demokrati bërtet në shkallët e parlamentit
02/05 18:58
Top Channel/ Shalsi i kthehet keq Nokës: Do burrëri, s’ke për ta bërë ndonjëherë!Deputeti e nënqesh
02/05 18:57
Top News/ Të moshuarit u rrahën deri në vdekje/ Dropull, pista kryesore e policisë, dhuna në familje
02/05 17:09
Top Channel/ I dehur në rrugë, momenti kur 51-vjeçari vjedh një furgon dhe largohet në Vlorë
02/05 16:07
Top News/ Interpelanca e Ballës në Kuvend. Ministri:Asnjë polici s’është imune nga lidhjet me krimin
02/05 15:48
Top Channel/ Vezët e kuqe të pashkëve, tradita e besimtarëve ortodoksë para ditës së shënuar
02/05 15:38
Top News/ Masat ndaj Kosovës, BE – Kurtit: Do hiqen kur ta shohin të arsyeshme vendet anëtare
02/05 15:31
Top Channel/ Gjyqi i Fatmir Mediut/ Tjetër seancë në GJKKO për çështjen Gërdeci, mungon ish-ministri
02/05 15:25
Top Channel/ Diaspora kërkon të votojë/ Protestë brenda Kuvendit: Të miratohet ligji për zgjedhjet
02/05 15:23
Top Channel/ 35 urdhër-arreste në Tiranë, bashkëpunëtor një polic i RENEA-s. Sekuestrohet kokainë
02/05 15:21
Top News/Politikania greke mbron Kosovën në KiE/Bakojani-Askujt nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
02/05 15:21
Top News/ ‘A keni fuqi të pastroni Policinë e Shtetit’, Salianji pyet Ballën
02/05 15:12