Top News – Raporti i Eurostat/ Covid shtoi ndjeshëm vdekjet
25/06/2020 13:24

Eurostat raportoi se numri i vdekjeve për shkak të koronavirusit pesoi rritje te ndjeshme në disa shtete anëtare të BE-së, në fillim të marsit 2020. Sipas te dhenave në 21 vendet anëtare ka pasur rreth 140,000 vdekje më shumë ne periudhen mars-prill 2020 sesa numri mesatar i vdekjeve gjatë të njëjtës periudhë te katër viteve 2016 deri në 2019. Kulmi i vdekjeve shtesë në krahasim me mesataren javore në 2016-2019 ishte ne javen e fundit te Marsit dhe fillimin e Prillit. Sipas të dhënave të Eurostat në javën e fundit të shkurtit, rajoni Lodi, në Itali, i kishte vdekjet dy herë më të larta se në të njëjtën javë të katër viteve të mëparshme. Raporti sakteson se në javën e10-të në rajonet italiane Bergamo dhe Kremona vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta. Java e 11 dhe 12 tregon grupin e rajoneve veriore italiane me një numër vdekjesh në rritje, ndërsa rajonet spanjolle Soria, Segovia, Madridi, si dhe Haut-Rhin në Francë, pësuan rritje të vdekjeve me tre herë sesa në të njëjten periudhe te viteve 2016-2019. Sipas eurostat rritja e vdekshmërisë në javët 10 deri në 17 preku më shumë burrat se gratë, me një diferencë prej 30%. Rritja e vdekshmërisë ishte me e lartë për moshën 70 vjeç. Sa i takon Shqiperise të dhënat mbi vdekjet nga Drejtoria e Gjendjes Civile, tregojnë për një rritje të vdekjeve në të njëjtën periudhe, por me një ritëm shumë më të ulët se në BE. Në Shqipëri kishte 108 vdekje më shumë në mars -prill më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për 4 mujorin, janar-prill 2020, në vend janë raportuar 7,878 vdekje, ose 65 në ditë, nga 67 në ditë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe ka ka një rënie me rreth 2.7%, ose 215 vdekje më pak. Qarqet me vdekjet më të larta gjatë fazës së parë të pandemisë ishin Fieri, elbasani dhe lezha. Ndonëse ka një rritje të jetëve të humbura në mars-prill, të dhënat tregojnë se ato nuk vijnë nga zonat ku ka pasur më shumë raste të shfaqura të COVID-19. Të dhënat për tremujorin e parë nga INSTAT, tregojnë se niveli më i lartë i vdekjeve në vend gjatw 6 viteve tw fundit ishte 2017-n, me 75 vdekje në ditë, përkundrejt 65 në muajt e parë të 2020-s. Ne vitin 2017 sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik vendi u përball me një epidemi gripi ku në muajin janar u përhap në masë. Mjekët pohojnë se në vdekshmërinë e ulët nga Covid-19 ka ndikuar pozitivisht dhe izolimi i shpejtë në javën e dytë të marsit, pas rasteve të para të të infektuarve në vend. Por se fundmi pas lehtesimit te masave në Shqipëri është shënuar rritje e numrit të viktimave, ku përgjatë në muaji që nga hapja numri i vdekjeve shkoi në 48 nga 31 që ishin gjatë dy muajve të pandemisë, nga Covid-19.

Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37
Top Channel/ Pesë të vdekur në burgje. Bilanc shqetësues për vitin 2026, viktima e fundit Hajri Robi
05/04 19:35
Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12