Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për të drejtat e njeriut, në seksionin e korrupsionit, përmend hetimet e Prokurorisë së Posaçme për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, ku ndër të tjera thotë se korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private, megjithatë autoritetet bënë përparim gjatë vitit 2023 në luftën kundër korrupsionit dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë.