Administrata publike shndërohet jo pak herë në shënjestrën kryesore të largimeve e emërimeve të reja, sidomos përgjatë periudhave zgjedhore. Nga foltorja e kuvendit kanë qenë jo të pakët ata deputetë të cilët kanë nënvizuar nevojën për një ristrukturim apo ndryshim në përbërje të administratës zgjedhore, e cila tashmë është e tejmbushur. Departamenti i Administratës Publike, ka depozituar në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë për vitin 2020, raport i cili është ende në procedurë shqyrtimi nga ana e Kuvendit.