Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi ka raportuar në Komisionin për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik raportin 1-vjeçar për vitin 2023 për televizionet. Krasniqi tha se një prioritet i AMA-s gjatë vitit 2023 ka qenë forcimi i luftës kundër piraterisë televizive, dhe në funskion tëë saj ka propozuar ndryshime të reja ligjore ku parashikohet futja e konceptit të piraterisë televizive në ligj dhe ndëshkueshmëria e saj, forcimi i masave shtërnguese ndaj piraterisë televizive, futja e konceptit të Matjes së Audiencës, si dhe heqja e konceptit të licencave rajonale apo lokale.