Kryeinspekektori i IMT-së në Dibër dhe 3 vartës të tij janë arrestuar nga Policia pasi, nuk kontrollonin territorin, kanë përpiluar akte administrative fiktive dhe kanë lejuar dy qytetare të ndërtojnë pa leje. Operacioni policor të koduar “Inspektorati” u finalizua per shkak të bashkëpunimit të Shërbimeve të Policisë me Prokurorinë Dibër. Si rezultat u bë ndalimi i Fitim Raska, Jetmir Osmani, dhe Shpëtim Iskurtit, te tre me detyrë inspektor të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.