Partia Demokratike tha se seanca dëgjimore me prokurorët e SPAK dhe avokatët e zv.Kryeministres Belinda Balluku rrëzoi të gjitha alibitë për të mos hequr imunitetin e saj. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e konsideroi të nxituar përfundimin e kolegëve demokratë dhe tha se në emër të mazhorancës do të hartohet një raport nga Ulsi Manja.