Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth mesditës me helikopter në qytetin e Korçës. Ulja është kryer në stadiumin e qytetit. Rama thotë se udhëtimi me helikopter për në Juglindje të vendit ishte planifikuar para se të shembjes rruga në Librazhd. Ai deklaroi se udhëtimin e ka kryer për të shoqëruar një grup investitorësh prestigjozë në fushën e arsimit të lartë.