Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre që aludojnë, ose prodhojnë teori konspirative mvbi vizitën në Shqipëri të Erdogan në 17 janar, datë që përkoi me 554 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Për t’u dhënë fund zërave të komentuesve e opinionistëve, madje edhe të atyre të cilët hoqën dorë nga foltorja e kuvendit për shkak të pranisë së presidentit turk, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në facebook ku distancon vizitën e Erdogan nga ngjarjet historike mes dy vendeve.