Festat e nëntorit kanë bërë që Këshilli i Ministrave të dalë me një vendim të veçantë për tu ardhur në ndihmë studentëve dhe jo vetëm. Nisur nga fakti që 28 dhe 29 nëntori qëllojnë të jenë në ditën e martë dhe të mërkurë, Këshilli i ministrave me një vendim të posaçëm ka vendosur që të bëhet pushim edhe dita e hënë, me një kusht që të zëvendësohet.