Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 553-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë shqiptare teksa ka përshëndetur qytetarët shqiptarë duke iu uruar atyre një ditë të mbarë, ka publikuar një video nga Memoriali i Skënderbeut në Lezhë. Ky i fundit është varri më madhështor i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili vdiq në 17 Janar të 1468-ës, dhe u varros në këtë vend, aty ku ai kish themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës. 5 vjet burg dhe 50 mijë euro gjobë/ Kush është shqiptari që u kap në kakavijë