Mesi i muajit shkurt do ta gjejë kryeministrin Edi Rama në OKB nga ku do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e radhës të Këshillin të Sigurimit. Top Channel ka mësuar se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Rama do të shkojë edhe në Uashington, pasi ka marrë një ftesë për tu takuar me Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit.