Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ditën e mërkurë në orën 12 do të jetë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Këtë fakt ai e ka pohuar nga qyteti I Durrësit, nga ku prezantoi Këshillimin Kombëtar për qytetarët. Gjithashtu Rama u ka bërë thirrje atyre që ta ndjekin atë. Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë dëshmuar dhe personazhe të tjerë të Partisë Socialiste, si Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, kryebashkiaku I Fierit Armando Subashi, teksa pritet dhe kryeministri Edi Rama.