Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e OSBE për Europën Juglindore ‘Gazetari në kohë krizash’, ku ka folur për lirinë e medias dhe lajmet ‘fake’, duke pranuar se nuk është njeriu i duhur për këto takime. Në fjalën e tij, Rama tha se shpifjet janë shndërruar në një problem të madh dhe se ka një nevojë të jashtëzakonshme për integritetin e medias.