Top News – Rama në Delvinë/ Brenda 2022, ujë 24 orë për të gjithë
09/04/2021 14:54

Kryeministri, Edi Rama së bashku me kryetaren e Bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi ka vizituar ujësjellësin më të ri të kësaj bashkie. Kryetarja e Bashkisë të Delvinës ka theksuar se më herët furnizimi me ujë të pijëshëm realizohej në vetëm 5 deri 6 orë të ditës. Mungesa e ujit të pijëshëm, si dhe ndotja e tij në një rrjet totalisht të amortizuar kanë qenë të pranishme për dekada në këtë qytet. Ky investim ka realizuar 24 kilometra rrjet shpërndarës, së bashku me lidhjet e reja për familjet. Projekti mbulon nevojat e 10 mijë banorëve të qytetit të Delvinës me ujë të pijëshëm për 24 orë të ditës. Investimi për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit ka bërë të mundur, që të mbulohet rreth 75 për qind e qytetit me ujë të pijëshëm, megjithatë problem vijon të mbetet zona periferike e Delvinës, e cila ende nuk ka filluar të furnizohet me ujë të pijëshëm në 24 orë të ditës. Kryeministri Rama theksoi se jo vetëm në Delvinë, por furnizimi me ujë 24 orë do të zgjidhet përfundimisht në të gjitha bashkitë e vendit, brenda vitit 2022. “Kjo ishte një torturë shumëdekadash që tashmë mori fund. Këtu dhe në shumë pika të tjera kemi 24 orë ujë, kemi rreth 120 kantiere në punë, drejt përfundimit ose në proces. Brenda 2022, do kemi ujë 24 orë për të gjitha zonat e banuara urbane dhe gjithë fshatrat me intensitet banimi. Do jetë një çështje plotësisht e mbyllur, nuk do jetë më temë debatesh dhe fushatash dhe kjo është një arritje domethënëse”

Top News- Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët, zjarri përhapet drejt kodrave të Gorishovës
17/07 21:25
Top Channel/ Eliminimi i pedagogut në Greqi, mes tyre dy shqiptarë! Akuzohet edhe ish-gruaja
17/07 20:25
Top Channel/ E hedhur në kosh mbeturinash! Gjendet arma që përdori 17-vjeçarja në Vlorë
17/07 20:14
Top Channel/ Kritike situata në Drenovë! Flakët avancojnë drejt kodrave të Gorishovës, pamje me dron
17/07 20:02
Top Channel/ Plas arma në Sarandë, dy vëllezë qëllojnë ndaj dy të rinjve
17/07 19:57
Top Channel/ Eksportet ruajnë qëndrueshmërinë, bie lehtë varësia nga importi
17/07 19:55
Top Channel/ “O Muçi, t’u bëftë Bardha kurban”, rrëfen tregtarja që u bë virale me rigonin pa faturë
17/07 19:53
Top Channel/ Lini mahnit arkeologët! Zbulimi i fundit nga vendbanimi më i vjetër i Evropës
17/07 19:47
Top News- Plagosje e dyfishtë në Sarandë/ Në kërkim dy vëllezërit, njëri me precedent penalë
17/07 19:24
Top Channel/ Plagosje e dyfishtë në Sarandë, shpallen në kërkim vëllezërit e rrezikshëm
17/07 18:31
Top Channel/ Zjarr i madh në Dimal, rrezikohen shtëpitë! Ndërhyjnë edhe helikopterët
17/07 16:42
Top Channel/ Ish-punonjësit e ujësjellësit fituan gjyqin. Gjyqtarja nuk hap rrugën për dëmshpërblim
17/07 15:22
Top News – Ushtarët rusë helmohen me ujë / Operacion i dyshuar sabotazhi nga Ukraina
17/07 15:22
Top News – Shiu më i madh në 120 vjet…Alarm për rrëshqitje dheu, viktima dhe të evakuuar
17/07 15:21
Top Channel/ Eliminimi i 23-vjeçarit për drogë. Të arrestuarit kanë “mbyllur gojën”
17/07 15:20
Top Channel/ “Nuk është Parku siç ka qenë”! Ankesë për degradime të shërbimeve në Tiranë
17/07 15:16
Top News – Sulmet amerikane në Iran dështuan / Raporti: Shkatërruan vetëm 1 nga 3 uzinat bërthamore
17/07 15:02
Top News – Ukraina me qeveri të re / Kryeministrja njofton kontroll të shpenzimeve publike
17/07 15:02
Top News – Bomba gjysmëtonëshe mbi Ukrainë / Putin sulmon qendrën tregtare, të paktën dy viktima
17/07 15:02
Top News – Do mbrojë Kanalin e Panamasë nga Kina/ Ushtria amerikane nis stërvitjet, ‘gati për luftë’
17/07 15:01