Paketa e re e masave për zaptimin e hapësirave publike do të prekë edhe ata që kanë mbyllur sytë përpara shkeljes së ligjit. Kështu paralajmëroi shefi i ekzekutivit, Edi Rama duke sjellë në vëmëndje resortin e shembur në fshatin Shetaj të Durrësit, i cili ishte në pronësi të ish kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në qytetin bregdetar, Ardian Skënderi.