Fjalën e tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, kryeministri Edi Rama e nisi me dy sfidat e mëdha të këtij mandati, tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe pandeminë e koronavirusit. Gjatë diskutimit për transportin ajror, Rama ka përmendur edhe ndryshimet e reja që kanë ndodhur në atë rrugor. Ai përmendi faktin se kohë më parë patentat merreshin duke u kthyer në fletë votimi, ndërsa tashmë kanë ndryshuar rregullat dhe transporti rrugor është shndërruar në një shembull për qytetarët.