Nga Kamza, Kryesocialisti Edi Rama iu referua deklaratave të Fredi Belerit për helenizimin e Himarës, si shembulli më i mirë i asaj, që sipas tij, përfaqëson dyshja Berisha-Meta dhe kandidatët e tyre në këto zgjedhje. Rama se Beleri nuk përfaqëson as qeverinë dhe as popullin grek, por është peshqesh që u bëhet shqiptarëve nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Rama kërkoi votën për Rakip Sulin dhe pati një këshillë për kandidatin e Bashkë Fitojmë. Edhe në këtë takim përmbyllës të fushatës në Kamzë, nuk kurseu batutat.