Rama e mbylli fushatën elektorale të Partisë Socialiste me një miting të përmasave të mëdha në Durrës, qytet të cilin kryesocialisti e cilësoi si qëndrën e gravitetit të një kapitulli të ri që do të çelë Shqipëria për zhvillimin ekonomik. Në Shkodër ku socialistët garojnë me Benet Becin, Rama u shpreh se në katër vjeçarin që lamë pas, pavarësisht drejtimit të djathtë të kësaj bashkie, Shkodrës nuk i kanë munguar fondet, po sipas tij nëse në këto zgjedhje stafeta i kalon Becit, do të ketë administrim më të mirë të punëve në këtë bashki.