Një vit para zgjedhjeve vendore të 2027, kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e majtë ku dha udhëzime të qarta sa i takon një sërë problematikash të pushtetit vendor: duke filluar nga zjarrëfikset, emergjencat civile e deri tek parkimet. Ky takim erdhi në kuadër të çeljet se turit ‘Punët për Shqipërinë’ ku eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste do të zbresin në terren për t’u takuar me qytetarët. Një pikë diskutimi ishin ndërtesat e vjetra të privatizuara, të degraduara ku do të duhet të ketë ndërhyrje nga pushteti vendor. Po ashtu Rama ka udhëzuar kryebashkiakët e majtë që të punohet që shtëpitë apo objektet me rëndësi në qytete të kthehen në muze. Pas situata të krijuara qoftë me zjarret në verë, e po ashtu edhe me përmbytjet në dimër, Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të kenë një fokus më të madh në rritjen e sektorit të emergjencave në nivel bashkie.