I menjëhershëm ka qenë reagimi I kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Rama u përgjigjet edhe akuzave të opozitës dhe hamendësimeve mediatike për ndërhyrje në proces. Ai mohon të ketë ndikim në zgjedhjen e kreut të ri të këtij organi të rëndësishëm të drejtësisë, teksa shton se drejtuesi i ri nuk zgjidhet as nga ambasada.