Top News – Kaosi me fluturimet. Mbyllja e hapësirës ajrore në Lindjen e Mesme prek shqiptarët
03/03/2026 10:51

Mbyllja e hapësirës ajrore në Lindjen e Mesme ka shkaktuar një valë ndërprerjesh në transportin ajror global, duke bllokuar avionë, ekuipazhe dhe pasagjerë në disa prej nyjeve më të rëndësishme ndërkontinentale. Një ndër aeroportet e mbyllura është edhe ai në Dubai, një vend që zgjidhet nga shumë shqiptarë, teksa të dhënat nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” tregojnë se kjo situatë prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë. Gjatë vitit 2025, mbi 52 mijë pasagjerë udhëtuan drejt Dubait dhe rreth 38 mijë drejt Abu Dabit, duke e çuar totalin në afro 91 mijë udhëtarë mes Shqipërisë dhe Gjirit Persik. Trendin në rritje e konfirmojnë edhe shifrat e janarit 2026, kur vetëm për në Dubai udhëtuan 5,001 pasagjerë, 52% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo e bën mbylljen e papritur të hapësirës ajrore një zhvillim me ndikim të drejtpërdrejtë për udhëtarët shqiptarë. Megjithatë, deri në këto momente, fluturimet nga Tirana drejt destinacioneve të tjera ndërkombëtare vijojnë normalisht dhe nuk raportohen anulime apo vonesa të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme. Autoritetet po monitorojnë zhvillimet, ndërsa industria ajrore përballet me një nga ndërprerjet më të mëdha të viteve të fundit.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11