Partia Socialiste mblodhi këtë të shtunë në Durrës Asamblenë Kombëtare ku diskutoi për zgjedhjet e brendshme dhe ato vendore të vitit 2027. Në fjalën e mbajtur numri një i PS, Edi Rama iu rikthye edhe njëherë idesë së tij për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, nga 140 që janë aktualisht, duke theksuar se edhe për këtë çështje do duhet të pyesin shqiptarët pasi të adresojnë ligjin për referendumin.