Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimet e deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke lënë në fuqi masat disiplinore të vendosura nga Sekretari i Etikës. Flamur Noka është përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 20 ditë, ndërsa deputetja Elda Hoti për 10 ditë, të dy për shkelje të rregullores së brendshme. Gjatë tensioneve të krijuara në seancë plenare, Hoti i mori kartën e deputetit koleges socialiste Bora Muzhaqi, teksa kjo e fundit po fliste. Ndërkohë Noka pati përplasje verbale të ashpër me Taulant Ballën.