Në ditën e dytë të Samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama u është drejtuar të gjithë shqiptarëve që e ndërtuan jetën jashtë, me mesazhe të forta për guximin, forcën dhe arritjet e tyre. Rama tha se ata ndërtuan jetën dhe karrierën jashtë vendit, duke mposhtur stereotipet dhe duke dëshmuar me punë dhe fisnikëri vendin që meritonin të kishin.