Mbi 1000 shqiptarë nga e gjithë bota janë mbledhur në Tiranë në samitin e katër të diasprorës. Sikurse edhe në samitet e tjera synohet marrja e më të mirës prej vlerave të shqiptarëve jashtë vendit, e sidomos ekspertiza e tyre e pasur në shumë fusha, në një kohë kur Shqipëria deri 2030, synon anëtarësim e plotë në Bashkimin Europian.