Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për dy sektorë në veçanti atë të Turizmit dhe të Arsimit, ku tha se ka ende shumë për të bërë dhe se problematikat e dala ja vlejtën për të mbajtur shënimet për të përmirësuar ata. Rama tha se pati probleme me menaxhimin e plehrave në zonat turistike dhe administrimin e plazheve, ndërsa në fushën e arsimit tha se ka ende për të bërë si në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë Universitar.