Mos-dakordësia për ‘Open Ballkan’ nuk është bërë pengesë për bashkëpunimin e fortë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë të hënë, Prishtina do të mirëpresë mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Përfaqësuesit e lartë të dy shteteve do të ulen në një tryezë të përbashkët, për të konkluduar në nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme bilaterale.