Fjalën e tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, kryeministri Edi Rama e nisi me dy sfidat e mëdha të këtij mandati, tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe pandeminë e koronavirusit. Rama: Sot zhvillojmë mbledhjen e parë në këtë që nga fillimi i pandemisë kur kjo qeveri është në finishin e 4 vjeçarit të saj. Duke ju falenderuar ju dhe të gjithë të tjerët që kontribuan në këtë tryezë që prej shtatorit, dua të them disa fjalë edhe në sytë e opinionit publik.