Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas protestës së thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përpara kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kreu i qeverisë publikoi një video në rrjetin social Twitter, ku në të shfaqet papastëria në shkallët e Kryeministrisë, e shkaktuar kjo nga protestuesit, të cilët pas përfundimit të protestës hodhën shashka, molotov, tymuese dhe bojë. Bashkangjitur videos, Rama shkruan “Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit. Nesër nis një javë e re me punë të mira.”