Vjosa te shpallet Park Kombëtar. Kjo ka qene kerkesa e presidentit Ilir Meta, teksa ngriti shqetesimin e ndertimit te HEC-eve ne kete zone. Pas kesaj deklarate nuk ka vonuar reagimi i kreut te qeverise, Edi Rama Ky i fundit nepermjet nje postimi ne facebook ka sqaruar se Ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme, duke mos kursyer as ironine ndaj Presidentit te vendit, Ilir Meta. ‘Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, -shkruan Rama, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!- mbyll postimin Kryeministri Rama, duke iu pergjigjur deklarates te presidentit.